Romakëve 7:18-25 Bibla Shqip (ALBB)

18. Në fakt unë e di se në mua domethënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.

19. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj.

20. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.

21. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjendet në mua.

22. Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,

23. por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.

24. Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?

25. I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.

Romakëve 7