4. Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos njohur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim?
5. Por ti, për shkak të ashpërsisë sate dhe të zemrës së papenduar, po mbledh për veten tënde zemërim për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjykimit të drejtë të Perëndisë,
6. që do ta shpaguajë secilin sipas veprave të tij:
7. jetë të përjetshme atyre që kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi, duke ngulmuar në veprat e mira;
8. ndërsa atyre që kundërshtojnë e nuk i binden së vërtetës, por i binden padrejtësisë, indinjatë dhe zemërim.
9. Mundim dhe ankth mbi çdo shpirt njeriu që bën të ligën, judeut më parë e pastaj grekut;
10. por lavdi, nder e paqe cilitdo që bën të mirën, judeut më parë e pastaj grekut.
11. Sepse te Perëndia nuk ka anësi.
12. Në fakt të gjithë ata që kanë mëkatuar pa ligjin, do të humbasin gjithashtu pa ligj; dhe të gjithë ata që kanë mëkatuar nën ligjin do të gjykohen sipas ligjit,