Romakëve 12:7-15 Bibla Shqip (ALBB)

7. nëse kemi shërbim, le t'i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;

8. dhe ai që nxit, le t'i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t'i bëjë me gëzim.

9. Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.

10. Duajeni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njëri me tjetrin.

11. Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,

12. të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;

13. ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.

14. Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.

15. Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.

Romakëve 12