14. Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.
15. Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.
16. Kini të njëjtat mendime njëri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përulurit; mos e mbani veten për të mençur.
17. Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.
18. Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.