Psalmet 99:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai është ulur mbi Kerubinët, toka le të dridhet.

2. Zoti është i madh në Sion dhe i shkëlqyeshëm mbi të gjithë popujt.

3. Ata do të kremtojnë emrin tënd të madh dhe të tmerrshëm. Ai është i shenjtë.

Psalmet 99