Psalmet 95:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.

2. Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

3. Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.

4. Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.

5. I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.

6. Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

Psalmet 95