Psalmet 94:7-15 Bibla Shqip (ALBB)

7. dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".

8. Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?

9. Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?

10. Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?

11. Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.

12. Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,

13. për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, derisa t'i hapet gropa të pabesit.

14. Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.

15. Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t'i shkojnë pas.

Psalmet 94