12. I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si cedri i Libanit.
13. Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë.
14. Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë,
15. për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.