1. Është bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;
2. të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,
3. me një harpë me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes.
4. Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.
5. Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!
6. Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë:
7. që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë.
8. Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë.
9. Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen.