7. Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.
8. Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.
9. Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.
10. Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.
11. Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje?
12. Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.
13. Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.