Psalmet 90:4-9 Bibla Shqip (ALBB)

4. Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.

5. Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si bar që gjelbëron në mëngjes.

6. Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.

7. Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.

8. Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.

9. Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.

Psalmet 90