Psalmet 90:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.

2. Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.

3. Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".

4. Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.

5. Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si bar që gjelbëron në mëngjes.

6. Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.

Psalmet 90