Psalmet 9:10-16 Bibla Shqip (ALBB)

10. Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.

11. Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.

12. Sepse ai që kërkon arsyen e gjakut i mban mend ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve.

13. Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke ngritur nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,

14. me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.

15. Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur.

16. Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)

Psalmet 9