Psalmet 89:18-28 Bibla Shqip (ALBB)

18. Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.

19. Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.

20. Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.

21. Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.

22. Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.

23. Do të asgjësoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.

24. Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.

25. Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.

26. Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".

27. Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.

28. Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.

Psalmet 89