Psalmet 88:10-18 Bibla Shqip (ALBB)

10. A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)

11. A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?

12. A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?

13. Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.

14. Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?

15. Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.

16. Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjësuar,

17. më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.

18. Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.

Psalmet 88