1. O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.
2. Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,
3. sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.
4. Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.
5. Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.
6. Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vende të errëta, në humnerat.
7. Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete me gjithë valët tua. (Sela)
8. Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.
9. Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.
10. A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)