1. Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.
2. Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.
3. Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.
4. Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.
5. Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.
6. Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.
7. Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.