Psalmet 83:7-18 Bibla Shqip (ALBB)

7. Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

8. dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

9. Vepro me ta ashtu si bëre me Midianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,

10. të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

11. Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,

12. sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

13. O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

14. Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

15. kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trembi me uraganin tënd.

16. Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

17. U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

18. dhe ta dinë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

Psalmet 83