Psalmet 82:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.

2. Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)

3. Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfrit.

4. Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.

Psalmet 82