Psalmet 78:62-69 Bibla Shqip (ALBB)

62. Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.

63. Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.

64. Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.

65. Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës.

66. I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.

67. Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,

68. por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.

69. Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vendet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.

Psalmet 78