15. I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pinë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe.
16. Nxori rrëketë nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj.
17. Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrenë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë,
18. dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.
19. Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?
20. Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t'i japë bukë dhe mish popullit të tij?
21. Dhe kështu Zoti i dëgjoi dhe u zemërua fort, dhe një zjarr u ndez kundër Jakobit dhe zemërimi kundër Izraelit u ndez,
22. sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij.
23. Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,
24. dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.
25. Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin.
26. Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut,