Psalmet 77:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.

13. O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?

14. Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.

15. Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela)

16. Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trembën; edhe humnerat u drithtuan.

17. Retë derdhën përmbytje uji, qiejt gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.

18. Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh.

19. Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.

20. Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.

Psalmet 77