Psalmet 77:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.

2. Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.

3. Më kujtohet Perëndia dhe rënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)

4. Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.

5. Sjell ndërmend përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.

6. Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.

Psalmet 77