1. Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.
2. Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.
3. Më kujtohet Perëndia dhe rënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)
4. Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.
5. Sjell ndërmend përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.
6. Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.
7. A do të më hedhë poshtë përgjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?
8. Dhe mirësia e tij ka marrë fund përgjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?
9. Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)
10. Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar".