1. Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.
2. Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.
3. Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)
4. U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!
5. Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë".
6. Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.
7. Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njërin dhe ngre tjetrin.