Psalmet 74:16-23 Bibla Shqip (ALBB)

16. Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.

17. Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.

18. Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.

19. Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.

20. Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.

21. Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.

22. Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.

23. Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.

Psalmet 74