1. Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
2. Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
3. Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqenien e njerëzve të këqij.
4. Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
5. Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
6. Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobë.
7. Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.