Psalmet 73:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.

2. Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.

3. Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqenien e njerëzve të këqij.

4. Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

5. Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.

Psalmet 73