Psalmet 72:14-20 Bibla Shqip (ALBB)

14. Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.

15. Dhe ai do të jetojë; dhe do t'i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.

16. Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.

17. Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet derisa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.

18. I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.

19. Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.

20. Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.

Psalmet 72