Psalmet 72:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,

2. dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.

3. Malet do t'i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.

4. Ai do t'u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.

5. Ata do të të kenë frikë derisa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.

6. Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.

7. Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe derisa të mos ketë më hënë.

Psalmet 72