11. duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".
12. O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.
13. U ngatërrofshin dhe u asgjësofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshirojnë të më bëjnë të keqen.
14. Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.
15. Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.
16. Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden.
17. O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.
18. Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis derisa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.