Psalmet 71:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.

2. Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.

3. Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.

4. Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.

5. Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.

6. Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënës sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.

Psalmet 71