Psalmet 69:4-9 Bibla Shqip (ALBB)

4. Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.

5. O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.

6. Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.

7. Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.

8. Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënës sime.

9. Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.

Psalmet 69