Psalmet 69:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.

2. Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.

3. Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.

4. Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.

5. O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.

Psalmet 69