Psalmet 68:32-35 Bibla Shqip (ALBB)

32. O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)

33. atij që shkon me kalë mbi qiejt e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.

34. Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejt.

35. O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!

Psalmet 68