1. Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.
2. Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë.
3. Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.
4. Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.
5. Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.
6. Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.
7. Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve.