5. Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
6. Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
7. Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;
8. Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen tim; mbi filistenjtë do të ngre britma fitoreje".
9. Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
10. A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?
11. Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.
12. Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.