Psalmet 59:9-14 Bibla Shqip (ALBB)

9. O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.

10. Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.

11. Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.

12. Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.

13. Asgjësoji në zemërimin tënd, asgjësoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)

14. Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

Psalmet 59