6. Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
7. Ja, ata nxjerrin fyerje nga goja e tyre; kanë shpata mbi buzët e tyre dhe thonë: "Kush na dëgjon?".
8. Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.
9. O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.
10. Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.
11. Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.
12. Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.
13. Asgjësoji në zemërimin tënd, asgjësoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)
14. Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
15. Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.