Psalmet 54:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.

2. O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.

3. Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)

Psalmet 54