Psalmet 52:3-9 Bibla Shqip (ALBB)

3. Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)

4. Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.

5. Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)

6. Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:

7. "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".

8. Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.

9. Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.

Psalmet 52