Psalmet 41:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Lum ai që kujdeset për të varfrin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë.

2. Zoti do ta ruajë dhe do ta mbajë të gjallë; ai do të jetë i lumtur mbi tokë dhe ti nuk do ta lësh në duart e armiqve të tij.

3. Zoti do ta ndihmojë në shtratin e sëmundjes; gjatë sëmundjes së tij, o Zot, ti do ta transformosh plotësisht shtratin e tij.

4. Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".

Psalmet 41