1. Unë thosha: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t'i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".
2. Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.
3. Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time: