13. Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.
14. Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.
15. Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
16. Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".
17. Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,
18. ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,
19. armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.