Psalmet 38:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.

2. Sepse shigjetat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.

3. Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.

4. Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.

5. Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.

6. Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,

7. sepse ijët e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.

8. Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.

9. O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.

10. Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.

11. Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.

12. Ata që kërkojnë jetën time më ngrenë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.

13. Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.

Psalmet 38