26. U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjithë ata që gëzohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.
27. Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: "Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij".
28. Gjuha ime do të kremtojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.