14. Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.
15. Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.
16. Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.
17. Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.
18. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.
19. Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.
20. Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.
21. Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen.
22. Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë tek ai nuk do të shkatërrohet.