10. Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjëson synimet e popujve.
11. Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.
12. Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.
13. Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.
14. Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.
15. Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.
16. Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.
17. Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.