Psalmet 28:6-8 Bibla Shqip (ALBB)

6. I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.

7. Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

8. Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.

Psalmet 28