Psalmet 25:17-22 Bibla Shqip (ALBB)

17. Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.

18. Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.

19. Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.

20. Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.

21. Pastërtia dhe ndershmëria më mbrojtshin, sepse unë shpresoj te ti.

22. O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.

Psalmet 25